Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se disa vende anëtare të NATO-s janë zhgënjyer me vendimin e Kosovës për vendosjen e taksës 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnia dhe Hercegovina.

“Disa aleatë në NATO janë të zhgënjyer me vendimin e taksës. Ne gjithashtu kërkojmë respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, dhe është e qartë se forcat e sigurisë vendore nuk mund të hyjnë në veri pa lejen e Komandantit të KFOR-it”.

Këto komente Stoltenberg i bëri gjatë një konference në Bruksel në prag të samitin të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s. Ai gjithashtu bëri të ditur se në këtë samit do të diskutohet misioni i KFOR-it në Ballkanin Perëndimor.

“Do të shqyrtojmë nivelin e mbështetjes sonë për Forcën e Sigurisë së Kosovës pas ndryshimit të mandatit të saj”.

Loading...