Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, përmes rrjeteve sociale ka uruar kryeministrin e Maqedonisë Zoran Uaev për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend.

“Uroj kryeministrin Zoran Zaev për votimin filan për Marrëveshjen e Prespës. NATO fuqishëm mbështet procesin e zbatimit të marrëveshjes, që sjell stabilitet dhe prosperitet në rajon”, shkruan Stoltenberg.