Një histori tronditëse pritet të publikohet sonte në mbrëmje në emisionin “Stop” në ekranin e TV Klan. Burime nga stafi drejtues i programit, bëjnë me dije, se kanë ndjekur sagën e një nëne, e cila është përballur me kërkesën e gjyqtarit, për raport seksual dhe një shume parash, vetëm për kujdestarinë e fëmijës së saj.

Në videon e bujshme, që pritet të shohim sonte, janë të implikuar disa gjyqtarë, psikologë e sekserë. Gruaja, denoncuese tregon gjithë kalvarin, që i është dashur të përballojë, madje duke blerë me euro fëmijën e saj.

Ende nuk dihet, se cilët janë gjyqtarët e kësaj historie skandali,pasi autorët e “Stop” nuk japin asnjë të dhënë, që mund të zbulojë identitetin e tyre. Për më shumë mbi këtë histori të shëmtuar korrupsioni në drejtësinë shqiptare, ndiqni emisionin “Stop”, në ekranin e TV Klan, në orën 20.10.

Loading...