Lazio ka arritur fitore plotësisht të merituar kundër Interit sonte në çerekfinale të Kupës së Italisë. Thoma Strakosha ishte heroi i këtij takimi pasi që priti dy penallti për ta dërguar Lazion në gjysmëfinale ku përballet me Milanon

Interi nuk është më në garë për Kupën e Italisë. Skuadra nga Milano është mposhtur sonte me penallti nga Lazio e Valon Berishës, Riza Durmishit dhe portierit të pazëvendësueshëm të Kombëtares shqiptare, Thoma Strakosha.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Lazion, por ishte pikërisht Handanovic, portieri i Interit, i cili bëri disa pritje fantastike në drejtim të portës së tij.

E nëse Handanovic ishte protagonist gjatë shumicës së pjesës së parë, portieri shqiptar Strakosha ishte heroi i pjesës së dytë.

Në pjesën e parë, Interio pati mundësinë më të mirë për të shënuar me Candrevan, por italiani bëri një goditje të pamendueshme e cila përfundojë lart mbi portën e Strakoshës.

Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat kishin mundësi për të shënuar, por Strakosha dhe mbrojtja e Lazios ishte në nivelin e duhur dhe ishte shumë e rrezikshme në kundërsulme.

Minutat e rregullt të kësaj ndeshje përfundojnë me rezultat 0-0.

Në gjysmë ore shtesa Lazio përsëri fillon të rrezikon. Pjesa e parë e shtesave përfundon me rezultat 0-0, por në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 108 për Lazion shënon Immobile një gol interesant.

Por, kur u mendua që ndeshja do të përfundonte, Interi fiton një penallti kontraverse në fund, të cilën në gol e shndërroi Icardi.

Nga penalltitë, Strakosha priti dy të tilla për t’ia mundësuar Lazio kalimin në gjysmëfinale duke e mposhtur me rezultat 4-5.

Në këtë ndeshje një penallti e humbi edhe mbrojtësi i majtë i Lazio, shqiptari Riza Durmishi.

Loading...