Struga Trim Lum dhe Vëllazërimi kanë luajtur baras, 1-1, në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër. Lideri i Ligës së dytë-perëndim ka udhëhequr me golin e Agon hajredinit në minutën e 30-të, ndërsa kërcovarët barazuan në fillim të pjesës së dytë me golin e Mirlind Ibraimit nga gjuajtja e lirë.

Për struganët ky është barazimi i dytë në periudhën përgatitore. Deri në fillim të sezonit pranveror i presin edhe dy miqësore me Teteksin dhe Gostivarin./lajm