Struga Trim Lum ka bërë zyrtare një përforcim të madh. Sulmuesi Florent Osmani është zyrtarizuar te skuadra kampione e Ligës së dytë-perëndim.

“Kam nënshkruar për një vit e gjysmë. Jam shumë i lumtur që u bëra pjesë e skuadrës Struga Trim Lum. Drejtuesit e klubit më plotesuan të gjitha kushtet”, ishin fjalët e para të Osmanit, si lojtar i ri i Struga Trim Lum.

“Qëllimi ynë është Liga e parë dhe mendoj se kemi ekipin më të mirë në Ligë. Do të luajmë pa nënçmime ndaj çdo kundërshtari dhe shpresojmë se do t’ia arrijmë qëllimit që për herë të parë në histori ta inkuadrojmë Struga Trim Lum në elitën e futbollit vendor”, theksoi sulmuesi shkupjan Osmani.

Osmani te Struga Trim Lum kaloi nga skuadra e Gostivarit.