Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Strumicë. Një 19 vjeçare identiteti i së cilës nuk është publikuar ka lindur në shtëpinë e saj, por nuk ka asnjë gjurmë nga foshnja. Policia menjëherë ka nisur të hetojë rastin, informon INA.

Ministria e Brendshme përmes komunikatës së saj tha se rasti ka ndodhur të dielën para mesnate, kur në spitalin e qytetit, repartin e gjinekologjisë është hospitalizuar 19 vjeçarja. Pas kontrollit të saj është konstatuar se ajo paraprakisht ka lindur fëmijë. Me këtë policia ka nisur hetimet dhe kontrollet, pasi që vajza ka mohuar një gjë të tillë. (INA)