Studentët në disa fakultete kanë vijuar të zbatojnë vendimin për t’u ngujuar në auditorë. Të pyetur nga Ora News ata kanë deklaruar se kanë marrë mesazhe kërcënuese për të ndërprerë grevën. Por thonë se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Disa nga studentët, gocat më shumë janë kërcënuar me numra privatë në orët e vona të natës. ‘Nëse merrni pjesë në protestë do të ketë pasoja për të gjithë ju’, dhe vajzës tjetër i kanë thënë ‘mos merrni pjesë në protestë’, denoncoi një studente.

“Ngujimi do të jetë pa afat deri në plotësimin e kërkesave që çojnë direkt në shfuqizimin e arsimit të lartë”, tha një student tjetër.

Loading...