Studentët e Universitetit të Prishtinës, sot do të protestojnë në shenjë pakënaqësie ndaj Bashkimit Europian që nuk i mundësoi qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë në vendet europiane.

Kjo protestë nis nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe është e thirrur nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri.