Bojkoti i studentëve në Shqipëri vijon edhe gjatë ditës së sotme.

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë janë mbyllur brenda mjediseve të universitetit të tyre, duke bllokuar derën dhe hollin e jashtëm.

Ata shprehen të vendosur për të qëndruar aty deri të dielën. Studentët bënë me dije se do të vijojnë qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.