7 C
Skopje
Sunday, February 17, 2019
Home Lajme Kosovë-Shqipëri Studenti i Juridikut: Nuk po njohim më shokët e lagjes, kanë ikur...

Studenti i Juridikut: Nuk po njohim më shokët e lagjes, kanë ikur të gjithë

Në bashkëbisedim me pedagogët e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, studentët e Shkodrës të cilët vijojnë bojkotin shprehën shqetësimin lidhur me të ardhmen e të rinjve.

Një student i Juridikut duke folur tha se shoqëria shqiptare është kapur nga një kancer dhe të gjithë po ikin, aq sa shtoi se edhe shokët e lagjes nuk i njeh më.

Studenti i Juridikut: Asnjë protestë në vendin tonë nuk ka zgjatur 2 muaj.Për një moment fillon dhe humb shpresën. Shqiptarët nuk janë në gjumë, kanë vdekur. Tani besoj dyfish që kauza jonë dhe të drejtat tona do të shkojnë aty ku duhet.Këto janë të drejtat tona,këto godina janë ngritur mbi eshtrat dhe gjakun e të parëve tonë,pse duhet që individë të caktuar ti marrin dhe ti përdorin si të duan.

Administrata e vendit tonë ka një kancer të shkallës së fundit që po e çon drejt vdekjes dhe shkombëtarizimit, ne në vendin tonë nuk kemi as 2 milion popull. Nuk po njohim shokët tanë nëpër lagje sepse kanë ikur dhe nuk i shohim më.Si do të jetojmë dhe vijojë fundi jonë këtë e kemi në dorë ne dhe intelektualët që sot i kemi në krahun tonë.Marrim këto diploma. 

Provojmë nja dy vjet me portale dhe miq, nuk gjejmë punë dhe përfundojmë duke ikur. Ne e kemi në dorë sot që ta vulosim të ardhmen tonë që në një të nesërme të afërme të mos kemi nevojë me i kërku kujt favore, nuk është favor me të fut dikush në punë kur je ekselent dhe pse në vendin tonë është favor.Është e drejtë legjitime që ta njeh Kushtetuta. Në vendin tonë diploma nuk pi ujë.

/Ora News.tv/

Loading...