U zgjua mëngjesin e Krishtlindjeve dhe vrapoi me padurim për tek pema që të hapte dhuratat.

Por, pakoje pas pakoje, kuptoi se Babagjyshi nuk kishte bërë një punë të mirë: nuk i kishte sjellë asnjë nga dhuratat që ai kishte kërkuar.

9 vjeçari nga Gjermania vendosi ti telefonoj policisë.

Ngjarja ndodhi në qytetin gjerman të Zetel. Agjentët e policisë vijnë në shtëpinë e fëmijës, duke ‘luajtur rolin’, teksa përfituan nga një ditë e qetë.

“Policët erdhën dhe gjetën një fëmijë shumë të zemëruar”, tha zëdhënësi i policisë vendase, sipas shkrimit të gazetës “Nordwest Zeitung”.

Agjentët vendosën të ‘luanin rolin’ dhe ‘ekzaminuan’ listën e dhuratave të fëmijës, duke e krahasuar me dhuratat që kishte marrë.

Në fund, policët dolën në një konkluzion dhe iu përgjigjën fëmijës: Babagjyshi bëri gabim, ka ngatërruar listën tënde me atë të një fëmije tjetër.

Nuk dimë nëse zgjidhja e propozuar nga policët do shërbejë për të qetësuar sadopak fëmijën por me siguri e ndërgjegjësoi atë për diçka që nuk e dinte: edhe Babagjyshi mund të gabojë.