Propozimi për marrjen përsipër të menaxhimit me plazhet në nivel shtetëror është për të gjitha plazhet, jo vetëm për ato në liqenin e Ohrit. Vlerësojmë se për menaxhimin e mirë të plazheve, ato duhet të jenë nën juridiksionin e shtetit, dhe e jo të komunave. Ky është qëndrimi i Ministrit të Transportit dhe lidhjeve, Goran Sugarevski, pas reagimit të kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, ka bëhet një fushatë kundër tij dhe nuk do t’ia dorëzojë qeverisë autorizimet për plazhet në Strugë.

Me ndryshimet në Ligjin për Tokën Ndërtimore, propozimi do të jetë heqja e kompetencave në pjesën e të gjitha plazheve, që do të thotë jo vetëm të Ohrit dhe Strugës, por edhe të Resnjës dhe Dojranit etj. Propozimin në Kuvend mund ta dorëzojë Ministria përkatëse, përmes Qeverisë ose ta paraqesin deputetët. Unë nuk kam në plan t’i dërgoj askund plazhet. Për një menaxhim më të mirë me plazhet në vendin tonë, mendojmë se edhe vlerësimi i të gjithëve është që atë menaxhim duhet ta bëjë shteti, dhe jo komunat”- tha tha Goran Sugarevski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

ALSAT