Pak ditë pasi masakroi për vdekje vajzën e tij, Aleko Petro është dhunuar në qeli nga të burgosurit e tjerë. Ngjarja ka ndodhur në burgun e Koridhalos, ku 52-vjeçari është dërguar aty pasi gjykata greke e la në burg pa afat deri në përfundim të hetimeve. Të burgosurit e kanë dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht, duke e sulmuar për vrasjen e vajzës së tij, Anxhelina Petro.

Lajmi është bërë i ditur nga Vasilis Noulezas, avokati i 52-vjeçarit shqiptar, i cili ka deklaruar se pas kësaj ngjarje Aleko Petro është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Loading...