Sulmuesi i FC Shkupi, Besar Iseni, është shprehur shumë i lumtur që shpejt e sanoi lëndimin dhe po rikthehet në skuadër në momentin e duhur.

Ai shpreson se do të jetë në formacion për derbin kundër Shkëndijës. Gjithashtu rrëfen se cila është e vecanta e tij në këtë derbi të madh shqiptar.

“Jam shumë i lumtur që e kalova shumë shpejt lëndimin dhe tani më ka disa ditë që jam bashkuar me ekipin dhe kam stërvitur rregullisht. Shpresoj që do të marr besimin nga trajneri dhe do të jem i gatshëm që të ndihmojë ekipin në sfidat e radhës. Ndeshja e të dielës ndaj Shkëndijës, unë do të kisha thënë se nuk pritet ndryshe nga të tjerat. Për mua e veçanta e kësaj ndeshje është se pas disa viteve kthehem në Çair dhe do të luajë para ‘Shvercerave’”, të cilët janë motori i sukseseve të ekipit”, deklaroi sulmuesi Besar Iseni.

 

“Jemi një ekip që nga java ne javë po merr formë dhe po luajmë mirë dhe besoj se secili lojtar që do të jetë në fushë të dielën do të jep maksimumin si për rezultat pozitiv ashtu edhe për të kënaqur të gjithë ata tifozë që do të jenë në stadium”, ka shtuar Iseni.

Trajneri Umit Karan për këtë ndeshje nuk do të llogaritë vetëm në Besart Krivanjevën i cili mungon shkaku i pesë kartonëve të verdh.

 

Ndeshja Shkupi – Shkëndija luhet të dielën, me 10 mars, në stadiumin e Çairit, ndërsa drejtësinë do ta ndajnë Marjan Markoski nga Ohri, më ndihmësit e tij Sllagjan Markoski dhe Ebrar Taravari nga Gostivari, ndërsa refer i katërt është Ivica Toshev nga Kavadari. Delegat i ndeshjes Zoran Vasevski nga Vinica, kontrollor Gjorgje Gocevski nga Strumica.