Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës janë suspenduar sot për shkak të “tejkalimit të autorizimeve”.
Burime të kallxo.com kanë konfirmuar suspendimin e shefit të Njësisë për Reagim të Shpejtë dhe të një pjesëtari të kësaj Njësie të Policisë.

Sipas këtyre burimeve zyrtarët e Policisë janë suspenduar pasi dyshohet se gjatë ndalimit të një veture me targa diplomatike CD i kanë tejkaluar autorizimet.

Oficerët e NjRSh-së janë suspenduar për 48 orë.

Loading...