Sara Idrizi
Në kokën e saj mund të notonin miliona alga dëshpërimesh që e kishin fundosur në thellësinë e mendimeve. Dëshironte të zhdukej, të ikte diku larg, atje ku askush nuk e njihte. Dëshironte të dijë se ç’të shihte, kur të ndalonte së shikuari. I pranonte të gjithë sfidat, ndjehej krenare për atë që ishte. Të gjithë gjërat i shikonte në mënyrën e së mirës, gjithë gjërat janë të mundshme në këtë ëndërr të shkurtër.
Hapja dhe mbyllja e syve të saj ndërlidhej me mrekullinë e jashtëzakonshme të margaritarëve të shndëritshëm. Buzëqeshja e saj ndriëonte si një iluzion i pa përshkruar. Dukej naive, por brendësisht e rrezikshme. Gjithsesi, ishte lloj i rrallë që mund te ëndërrohej. Por, gëzimi falso i saj, vazhdonte të qëndroj trishtimi më i rëndë.
Besonte…, besonte me gjithë forcën në Zot, Ai i bën të gjithë rrugët të qëndruëshme.
Njerëzit gjithmonë do të provokojnë, gjersa të nxjerin në pah pikën e dobët, e më pas të luajnë si viktimë me atë që je. Kjo ishte arsyja e vetme që ajo ishte e mrekullueshme si qielli, por e ftohtë.
Jeta është e ndarë ne kapituj, sekreti i ndryshimit është fokusimi me të gjithë forcën në energjinë, jo duke luftuar me të vjetrin, por duke ndërtuar të riun. Dhe, asnjëherë nuk është e ardhmja ajo që na streson, por janë gjërat pa limit që qarkullojnë në gjak si zinxhirët e së kaluarës. Çastet s’janë gjë tjetër vecse kujtim që asgjë nuk zgjatë përgjithmonë.
Dëshironte të ëndërroj diçka që të kishte vullnet për të surfuar përsëri me jetën pavarësisht injorimeve.
Si gjithmonë, edhe këtë here, vendosi të ikte nga realiteti, lëshoi tingujë mbreslënës dhe e zuri gjumi.
…Kaluan disa orë, cingëroi alarmi dhe ajo u zgjua. Ndjehej plotësisht ndryshe. U largua drejt banjos, e lau fytyrën dhe i’u shfaq vendëndodhja e ëelësit secret, që sapo e kisht ëndërruar.
Vrapoi sa më shpejtë që kishte fuqi. Hypi mbi biçikletë dhe sapo u zgjall ajo vajza me vetëbesim, ajo vajza durimtare, ajo vajza që nuk dorëzohej asnjëherë.
Filloi ta ngas bicikletën më shpejtë. Pas disa minutave, arriti në një shpellë ku hyrja ishte e ndaluar.
Edhe pse kjo quhej rrezik, ajo vendosi të hyj brenda. Çdo hap që e bënte rruga ndriçohej. Meqenëse nuk kishte frigë, vazhdoi të ecte.
Pasi që arriti në portën e pare, aty lexoi: “Nuk ekziston koha për shqetësim, ka shumë lumenj të kalohen, shumë ishuj të eksplorohen, shumë oqeane të lundrohen. Ekzistojnë bimët që na japin jetë, ekzistojnë kafshët që na zbukurojnë jetën. Dashuria dhe forca e vërtetë qëndron këtu, dhe mund të shkëlqesh si fishekzjarre, jo vetëm në vetëvete, por në praninë e të gjithëve.”
Ajo lexoi disa herë në vete dhe pëshpëriti se: “Dashuria dhe forca e vërtetë qëndron këtu…”. Dukej tejet e habitur, gjithashtu kurioze.
Filloi të mendonte se ç’bënte ajo ende aty. Ku dhe si, për çka më sinqerisht, kush ishte ajo në atë rreth të zbrazët. Çka kërkonte dhe si do të përfundonte.
Në fillim vendosi të largohej për arsyje se nuk mundej t’iu shmangështe mendimeve të një pas njëshme. Ishte e bindur se ky ishte një kurth, që nuk do të shpëtonte.
Por, vazhdimisht i’u shfaqte çelësi në ëndërr. Ishte në kërkim të çelësit, por trurin po gati se e kishte të bllokuar.
Vazhdoi të ecte përsëri me këmbëngulje, gjithashtu e vendosur. i’u kujtua se ishte ajo që ndjekte ëndrrat, dhe ky kapitull ishte fillim i ri, ishte surfim i ri.
Po sa hyri në një tunel, pa që:
“Qielli është i pafund, është një hapsirë e kristaltë me ngjyra të papërshkrueshme që ndriçojnë si buzëqeshja e nënës, kur takohet me dhuratën më të bukur në univers”.
Ecte, me hapa të ngadalta, rrotullohej, dhe nuk dinte se ç’ndjente. Ishte një ndjenjë mbreslënëse.
Hypi mbi delfinin e çiltër, duke shëtitur poshtë vizëllimeve të yjeve dhe ndriçimit të hënës.
Ai kombinimi i valëve të detit, duke krijuar meloditë tërheqëse që bashkohen me ndriçimin natyrorë të qiellit.
Ai moment, duke parë përleshjen misterioze të yjeve, që bëjnë lloj-lloj aventurash në gjithësi. Duke notuar se bashku me këtë krijesë i’u plotësua shpirti me shumë dashuri.
Pasi që arritën në ishullin e humbur, e njihte veten dhe ndjehej krenare për atë qe ishte. U shfaq në një botë me trëndafila të zjarrtë që kishin aromë parfumi të veçantë nga parajsa, një lum me mjaltë të ëmbël dhe me mijëra zana fluturuese.

Loading...