Iniciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” është mbledhur te Teleferiku – Kodra e Diellit për të protestuar kundër shkatërrimit të kësaj qendre turistike.

Iniciativa qytetare bëri thirrje që të ndalohet me shkatërrimin e kësaj qendre turistike.

“ Turizmin që e kanë Struga dhe Ohri për tre muaj, Tetova duhej ta ketë për 12 muaj. Të mobilizohemi sa më shumë, që ta shprehin gatishmërinë tonë që të kërkojmë përgjegjësi nga Qeveria, që t’i ndërmarrë hapat e nevojshme drejt zgjidhjes së përhershme të problemeve në Kodrën e Diellit”, thuhet në apelin e protestës.