Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Përfaqesuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini, nuk është e paanshme në dialogun Kosovë-Serbi.

“Mogherini dhe Zyra e saj kanë marrë anën e Serbisë. Nuk janë më neutral. Nuk do të duhej të guxonte të bëhej ajo deklaratë. Mogherini tashmë nuk është e paanshme dhe ka humbur kredibibilitetin”, ka thënë ajo, në RTK.

Tahiri ka thënë se në Bruksel tema e pasurive të Kosovës ka hasur në rezistencë të madhe nga ana e saj. “Unë kur isha, iu kam thënë, pasuritë janë të Kosovës”, ka thënë ajo.

Loading...