Partnerët e koalicionit në Qeverinë greke, Aleksis Cipras dhe Panos Kamenos supozohet se të premten do të mbajnë takim për të ardhmen e bashkëpunimit të tyre, në të cilin, siç afrohet momenti kur Marrëveshja e Prespës do të arrijë në terrenin grek, shihet se po i vjen fundi, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Edhe pse përmendej se takimi do të mbahet gjatë ditës së djeshme, para mbledhjeve të organeve partiake të Grekëve të Pavarur të caktuara për sot, sipas medieve në Greqi, vizita e Merkelit në Athinë i anuloi bisedimet e Ciprasit dhe Kamenosit për 48 orë.

Gjatë ditës së djeshme televizionet greke Open dhe Star paralajmëruan se sot në edicionet qendrore të lajmeve mysafirë do t’i kenë Aleksis Ciprasin dhe Panos Kamenosin. Intervista e kryeministrit grek për TV Open ishte caktuar për në orën 19, ndërsa ajo e liderit të Grekëve të Pavarur për TV Star për një orë më vonë. Mediet greke komentuan se dy partnerët e koalicionit, në vend se në takim porositë do t’i këmbejnë nëpërmjet medieve.