Presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri koreanoverior, Kim Jong Un, mund të takohen në Vietnam, më saktësisht në kryeqytetin Hanoi, për takimin e tyre të dyte.
Këto informacione kanë qarkulluar sot në medien amerikane që citojnë si burim të përditshmen koreanojugore “Munhwa Ilbo”.

Sipas të këtyre informacioneve, funksionarët amerikanë dhe koreanoveriorë janë takuar kohët e fundit në Hanoi për të punuar mbi përgatitjen e takimit të dytë mes dy liderëve.

Loading...