Në nëntorin e vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës vendosi taksën prej 100% për produktet serbe.

E ky vendim ka përplasur presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe kryeministrin Ramush Haradinajn.

Përderisa kreu i shtetit ka deklaruar publikisht se tarifa në fjalë mund të hiqet, shefi i ekzekutivit po vazhdon të këmbëngulë se taksa nuk do të largohet derisa Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran

Në anën tjetër, edhe Bashkimi Evropian (BE) tashmë ka kërkuar disa herë shfuqizimin e taksës 100 për qind, pasi presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka pohuar se nuk do të ketë vazhdim të procesit të dialogut nëse nuk zhbëhet vendimi për taksën.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e opozitës vlerësojnë se vendimi i Qeverisë lidhur me këtë çështje nuk duhet të kthehet mbrapa në asnjë rrethanë, ndonëse nuk është hera e parë që presidenti e kryeministri shfaqen krejtësisht të pakoordinuar rreth temave të rëndësisë nacionale.

Loading...