Derbi shqiptar ndërmjet FCShkupi – Shkëndija, që do të luhet të dielën (ora 14:00) në stadiumin Cairit i është besuar referit të njohur Marjan Markoski nga Ohri, shkruan gazeta Lajm.

Ndërkohë, Markoskit do t’i ndihmojnë asistentët e tij nga Gostivari, Sllagjan Markoski dhe Ebrar Taravari, refer i katërt është Ivica Toshev nga Kavadari. Delegat i ndeshjes Zoran Vasevski nga Vinica, kontrollor Gjorgje Gocevski nga Strumica. Kjo ndeshje i takon javës së 22-të në ligën e parë të Maqedonisë në futboll./lajm