Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, në një deklaratë për Lajm.Tv thotë se vendimi i MASH-it për t’ia marë kompetencat në sferën e arsimit është i pabazë dhe ka prapavijë politike.

Taravari thotë se brengosja e tij më e madhe është se nga ky vendim më së shumti mund të pësojnë nxënësit dhe procesi arsimor.

Ai mohon të ketë shkelur proceduat, duke theksuar se me të njëjtat procedura edhe vetë ministria e Arsimit ka shkarkuar një drejtor.

Akuzon BDI-në se në këtë mënyrë po mbron kuadrot partiake të emëruar për drejtor dhe se po shkarkohen kuadro profesionale që janë zgjedhur në konsultime me prindërit,
sektorin joqeveritar dhe me veteranët e arsimit.