Softueri për ELEM-in, shkatërrimi i materialit zgjedhor në Çair, “shuplakat” në Qendër dhe kurdisja e zgjedhjeve janë lëndët më të rëndësishme të PSP-së për gjykatën. Konstatimi i tillë mund të nxirret nga raporti i fundit gjashtëmujor i Prokurorisë, të cilën e drejton Katica Janeva, në të cilin ka edhe statistikë – sa seanca ka caktuar gjykata për lëndë të caktuara, por edhe sa shpesh janë prolonguar të njëjtat.

LËNDË TË MBAJTURA TË  PROLONGUAR       GJITHSEJ
Tarifa 20 2 22
Titanik 3 11 8 19
Titanik 15 3 18
Dhunë në Qendër 8 10 18

 

Më së shumti seanca janë caktuar për Tarifa, 22, më pas 19 për Titanik-3, ndërsa për Titanik dhe Dhunë në Qendër nga 18 seanca.

Derisa “Titanik”-u është padyshim lëndë e rëndësishme dhe e madhe dhe është e pritur që të gjendet në majën e listës, befason fakti se lëndët tjera të rëndësishme janë në rastin më të mirë në mes.

Për shembull, për lëndën “Target- Fortesa” që duhet të zbulojë se kush ka përgjuar  janë caktuar gjithsej 11 seanca ndërsa 5 janë anuluar. Për rastin “Fortesa 2”, lënda për shkatërrimin e provave nga përgjimit, janë caktuar vetëm 5 seanca dhe të gjitha janë anuluar.

NUMRI RENDOR LËNDA TË MBAJTURA TË ANULUARA GJITHSEJ
8 “TARGE- FORTESA” 6 5 11
19 “FORTESA 2” 0 5 5

 

Nga PSP nuk heshtin ndaj praktikës të këtillë dhe përkujtojnë se askush nuk guxon të ngadalësojë drejtësinë.

Edhe në këtë Raport, është e rëndësishme të theksojmë pritjet se në periudhën e ardhshme gjykata në mënyrë më intensive do t’i caktojë seancat. Në këtë drejtim, sërish e theksojmë obligimin që mos të ketë veprime për ngadalësimin e drejtësisë”. – nga Raporti i PSP-së

Orarin e gjykimeve e bën gjykatësi i lëndës në marrëveshje me Prokurorinë dhe mbrojtjen, por megjithatë gjykatësi është ai që dikton shpejtësinë e gjërave. Nga Specialja nuk tregojnë cilët lëndë duhet të zhvillohen më shpejtë apo për cilët gjykatës ka të bëjë apeli i tyre.

Alsat