Rep-artistja e njohur shqiptare, Tayna siç duket ka gati projektin më të ri muzikor që pritet të publikohet këtyre ditëve.

Artistja ditë më parë përmes rrjetit social, Instagram kishte treguar që do të publikojë një këngë të re që do t’i përkas zhanrit hip-hop dhe do të ketë temë personale.

Për këtë këngë artistja siç duket i ka filluar xhirimet e klipit dhe shumë shpejt kënga do të publikohet për fansat e saj, shkruan rtv21.tv

Në disa fotografi gjithashtu të publikuara në Instagram, Tayna shfaqet nga sheshi i xhirimeve të klipit, duke mos dhënë detaje se si do të titullohet kënga dhe kur do të publikohet.

Për dallim nga viti 2018, ku artistja çdo muaj publikonte nga një këngë, viti 2019, Taynën e zuri duke e shijuar suksesin e këngës “Aje” në bashkëpunim me Ledri Vulën që e kishte publikuar në muajin dhjetor të 2018-së.

“Aje” deri më tani numëron mbi 14 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media

Loading...