Kënga titullohet “Kce” Rep-artistja e njohur shqiptare, Tayna ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Kce” dhe është shoqëruar edhe me videoklip.

Tekstin e ka shkruar vetë artistja, ndërsa për muzikën është përkujdesur Cricket. Ky është projekti i dytë i artistes për vitin 2019 dhe mbetet të shihet a do të pëlqehet nga publiku.

“Ring ring” është projekti i fundit muzikor i artistes që është publikuar më 16 shkurt dhe deri më tani numëron mbi katër milionë klikime në kanalin Youtube.