Ofendimet dhe fyerjet ndaj shqiptarëve nuk kanë të ndalur. Trajneri i KB Shkupi, Enver Miftari dhe gazetari sportiv, Besnik Shabani, kanë reaguar lidhur me ndodhit e fundit në ndeshjen e basketbollit, mes Shkupit dhe MZT Skopje.

“Të dënohen ata që kërkojnë dhoma gazi për shqiptarët” (Video)

“Të dënohen ata që kërkojnë dhoma gazi për shqiptarët” (Video)

Gepostet von Lajm TV am Montag, 28. Januar 2019

 

Trajneri Miftari deklaroi se në momentin kur ka dëgjur fyerjet ka reaguar te tavolina e delegatit, duke tërhequr basketbollistët e tij nga parketi.

Sipas tij, MPB duhet t’i dënojë tifozët maqedonas që fyen shqiptarët, njësoj sic kanë vepruar ndaj tifozëve shqiptarë në sallën e sporteve në Cair.

Ndërkohë gazetari sportiv, Besnik Shabani zgjidhjen e sheh vetëm te reagimi i shtetit. Ai thekson se të gjithë ata që kanë fyer shqiptarët në atë ndeshje duhet të dënohen edhe me të holla.

 

MPB përvec që ka larguar tifozët maqedonas nga palestra sportive, nuk dihet nëse ka marrë masa ndëshkimi për ta. Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski nuk iu përgjigj thirrjeve të gazetës Lajm, ndërkohë që për ngjarjen në fjalë nuk ka ndonjë informacion as në buletinin e tyre.

 

 

 

Fyerjet dhe ofendimet ndaj shqiptarëve së fundmi ndodhën në ndeshjen e ligës së parë të basketbollit mes KB Shkupi dhe MZT Skopje, e cila u zhvillua në palestrën sportive “Jane Sandanski” në lagjën Aerodrom të Shkupit, e ku skuadra shqiptare, e zhvilloi ndeshjen si vendës. Si rezultat i koreve raciste erdhi deri te ndërpreja e ndeshjes. Ndërkohë që, as reagimi i delegatit dhe referëve nuk arritën të ndalojnë fyerjet, kështu që u desh forcat e rendit të boshatisin sallën dhe ndeshja të vazhdojë, e që në fund u fitua nga MZT Skopje.

Loading...