Ejup Berisha

Tregu është një hapsirë apo një vend ku njerëzit shkojnë për të shitur dhe për të blerë mallëra dhe gjësende të ndryshme për konsum të gjërë. Ka disa lloje tregjesh kështu varësisht prej madhësisë së tyre ka tregje të vogla,të mesme dhe të mëdha. apo edhe varësisht se cfar shet apo dhe blenë në to egzistojnë tregje pemësh e perimesh, tregje kafshèsh, tregje makinash si dhe tregje të përziera. Deri para disa kohësh te ne treg aktual dhe shumë i rëndësishëm ishte tregu ku bliheshin dhe shiteshin mallëra të ndryshme me shumicë ndryshe i njohur si Tregu Kuantashki. Ky vend për shitblerje deri para disa vitesh ishte më i madhi dhe nuk kishte treg tjetër më të madh përveq tij këtu te ne. Mirëpo në nèntëmbëdhjetë vitet e fundit këtu u rrit dhe për së tepërmi u zhvillua një treg tjetër tanimë i njohur si Tregu politik. Ky i fundit ka marrë shumë hov sa që të gjitha tregjet e tjera kanë rënë nën hijen e tij. Të shohim se çfar bëhet në këtë mega treg. Pra në tregun politik elitat politike i shesin dhe i blejnë interesat politike.Aty gjithashtu shiten dhe blihen fate njerëzore por edhe njerëzit në tërësi. Pazari politik varësisht nga rrethanat dhe kushtet është shumë i shtrenjtë, mesatarisht i shtrenjtë dhe shumë i lirë.Në tregun e madh politik të Republikës së Maqedonisë subjektet politike i kanë punët apo dhe rolet e ndara. Kështu maqedonasit shesin dhe blejnë ndërsa shqiptarët pasiqë nuk e kanë specializuar shumë mirë artin e blerjes por vetëm atë të shitjes këta pra vetëmse shesin. Çfar shesin më së shumti politikanët apo pazargjinjtë shqiptar këta siç kamë shkruar edhe më pare i shesin interesat kombëtare e me këtë rast edhe vetë kombin Meqë këto gjëra ata i konsiderojnë si gjëra të parëndësishme dhe të pavlefshme pazargjinjtë apo politikanët shqiptar këtë shitje të palejuar e bëjnë kokë më vete pa e pyetur askend bile as vetë popullin shqiptar edhe pse këta janë të obliguar që ta pyesin atë sepse kombi është pronari suprem dhe absolut i interesave të vet e jo politikanët politikanët shqiptar. Mirëpo këta të fundit apo pazargjinjtë shqiptar i kanë përvetësuar interesat e kombit dhe vet kombin dhe me këtë rast këta në vend që ti ruajnë me xhelozi të njëjtët i shesin interesat e kombit saher që tu teket atyre ta bëjnë një gjë të tillë. Dhe prej këtij transakcioni të paligjshëm përfitojnë vetëmse pazargjinjtë-politikanët shqiptar e kombi përher mbetet me gishta në gojë. Eh sa leht është ta shesësh mallin e huaj pa e bërë aspak vlersimin se si është fituar ai mall.Ndërsa interesat kombëtare shqiptarët i kanë fituar me shumë mund, vështërsi, sfida të shumta e me plot gjak dhe me përplot sakrifica. Dhe për ata që i kuptojnë këto gjëra interesat kombëtare janë shumë sublime prandaj nuk janë për tu hedhur në tregun politik me aq lehtësi si mall pavlerë siç hedhen nga politikanët shqiptar.Por ja që këta stërshitës i bëjnë këto gjëra. Egzistimi dhe funkcionimi i tregut të madh politik i ka vënë në rrezik proceset liberale dhe demokratike jo vetëm në këtë shtet por edhe në shtetet e rajonit të Ballkanit. Kur jemi te pazari politik aktualisht politikanët vendor janë duke bërë pazare edhe me përzgjedhjen e një kandidati të përbashkët të mundshëm për President shteti. Dhe për çfar zgjedhjesh të lira dhe demokratike mund të flitet në një vend në rrethana kur elitat politike në një proces marrëveshjsh për shitblerje përcaktohen për ndonjë kandidat të mundshëm për President shteti.Prandaj kërkoj që urgjentisht të mbyllet tregu i madh politik në RM sepse i njëjti është shumë i dëmshëm dhe i rrezikshëm për subjektivitetin apo dhe sovranitetin politik të qytetarëve dhe le ti lihet hapsirë procesit të mirëfillt demokratik ku qytetarët do të kenë mundësi të përzgjedhjes së kandidatëve të mundshëm për President shteti ndërsa këtyre të fundit tu mundësohet që përmes një gare të mirëfilltë demokratike të marrin pjesë në zgjedhje dhe të fitojë vetëmse ai kandidat për të cilin qytetarët vlersojnë dhe konsiderojnë se është më i miri e më i përshtatshmi për ta.Ndërsa politikanët vendor është koha e fundit ta kuptojnë rolin dhe pozicionin real të tyre e jo të sillen si pazargjinj stërshitës në politikë.

Loading...