Të paktën 16 persona u qëlluan në New Orleans Louisiana kur persona të armatosur hapën zjarr mbi një turmë prej qindra njerëzish që ishin mbledhur në një park lojërash për të filmuar një video.

Dëshmitarët thonë se ishin të paktën dy persona që kishin filluar të shtinin me armë drejt turmës. Të paktën 10 prej viktimave të lënduara nga të shtënat janë hospitalizuar në Qendrën Mjekësore të Universitetit.

Gazetarët nga vendi i ngjarjes thanë se turma përbëhej nga rreth 500 njerëz, ku kishte shumë fëmijë dhe adoleshentë.