Qëndrimi para televizorit është një nga rreziqet për obezitetin tek fëmijët. Sipas studimit, fëmijët që luajnë video-lojëra, ushqehen apo janë pranë kompjuterit, kanë më shumë ndikim në peshën e tyre sesa kohëzgjatja e periudhës sa qëndrojnë ulur.

Për këtë arsye, studiuesit argumentojnë se duhet të ndryshohet në mënyrë urgjente sjellja e fëmijëve që nuk janë aktivë, përpara se të jetë vonë.

Një në pesë fëmijë në Britani të Madhe, që fillon shkollën për herë të par është mbipeshë. Ndërsa një në pesë persona të moshës 6-19 vjeç janë mbipeshë në SHBA.

Në Australi shifrat janë më të larta, ku pothuajse një e katërta e fëmijëve të moshës 5-17 vjeç konsiderohen mbipeshë.