Pas më shumë se 3 orë para kryeministrisë së Shqipërisë, situata është tensionuar përpara Kuvendit, ku protestuesit janë përplasur me policinë. Kjo e fundit ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Policia ka shtuar radhët e saj pranë Kuvendit, ndërsa policia po bën gati edhe topat e ujit.

Protestuesit po vijojnë të gjuajnë me gurë në drejtim të policisë, e cila është pozicionuar në hyrjen kryesore të Kuvendit.