Skuadra e Barcelonës me barazim pa gola u kthye në shtëpi, pasi në ndeshjen e parë të tetës së finales në LK kundër francezëve të Lyon luajtën pa fitues. Katalonasit pastën më shumë raste për gol, por duhet kujtuar se kanë pasur edhe fat që në portë e kanë të disponuarin Mark Ter Stegen. Portieri gjerman ia ka prishur festën tifozëve vendës duke ndalur gjuajtjen e Martin Terie. Ai është në formë jetësore dhe shumica e konsiderojnë si portieri më i mirë në botë për momentin.