Këtë vit do të fillojë regjistrimi i pronarëve të vërtetë me të cilin do të evidentohen personat fizik dhe pronarët e subjekteve juridike të cilët i posedojnë ose i kontrollojnë ndërmarrjet. Kjo u theksua sot në vizitën e punës të ministrit të Financave, Dragan Tevdovski në Drejtorinë për Zbulim Financiar. Përndryshe, kjo e re është pjesë e ligjit të ri për Parandalimin e Larjeve të Parave dhe Financim të Terrorizmit, i cili është në pajtueshmëri me rregullativën evropiane, njofton Portalb.mk.

Tevdovski ka theksuar se kjo dhe masat tjera janë në drejtim të përforcimit të kapaciteteve të institucioneve dhe luftës kundër korrupsionit nëpërmjet përforcimit të transparencës.

“Regjistri i Pronarëve të Vërtetë duhet të parqet sistem i cili ka për qëllim që t’i zbulojë pronarët e “fshehur”. Në fakt i njëjti duhet që të tregojë për pronarin, gjegjësisht pronarët e personit juridik ose ata të cilët kanë kontroll real ose ndonjë lloj tjetër të kontrollit ndaj të njëjtës”, theksoi ministri Tevdovski.

Ai theksoi se ministri i Financave ka bërë Rregullore për Regjistrimin në Regjistër, i cili e rregullon mënyrën e vendosjes, paraqitjes së pronarëve të vërtetë, shprehjen e pjesës së pronësisë, kërkesat teknike dhe mënyrën e mirëmbajtjes dhe administrimit.

Free Download WordPress ThemesDownload Nulled WordPress ThemesDownload Nulled WordPress ThemesDownload Premium WordPress Themes Freefree online coursedownload mobile firmwareDownload WordPress Themeslynda course free download