Një një intervistë për emisionin “Click plus” të TV21, kreu i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) ka thënë se edhe pse në mënyrë xhentile opozitës respektivisht Lëvizjes BESA, iu kishte ofruar bashkëpunim për ta rrëzuar qeverinë Ahmeti-Gruevski, ofetës së këtillë, sipas tij, “BESA” nuk iu kishte përgjigjur pozitivisht.

“Unë dhashë deklarata për bashkim, ndërsa këta të Besës, më shanë. I kisha ftuar përfaqësuesit e kësaj partie të më tregojnë kush qëndron prapa tyre. U kam thënë, mi nxirrni ata që rrinë pas jush, Adnan Ismailin, Zejdin.,.. Mua mi ka dhënë populli 70 mijë vota dhe opinioni publik e dinë këtë”, shtoi ai.
I pyetur se pse e votuat Trajko Veljanovskin? Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi nuk ka dhënë ndonjë përgjigje të qartë se pse partia e tij, PDSH votoi për kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski, kuadër i VMRO-së.

“Kryetari i Parlamentit nuk ka të bëjë më çështjen e qeverisë, dihet kush e ka shumicën e qeverisë. Nuk do ishte aspak korrekte nga ana e PDSH të mos e pranojë procesin zgjedhor. 9 vjet jemi jashtë qeverisë dhe jam i detyruar ta them seriozitetin politik. I jam falënderues ndërkombëtarëve që i kanë dhënë konsideratë subjektit që drejtoj me aq deputetë sa ka, 7”, ka thënë Thaçi./Lajm

linku i intervistes:

https://ëëë.youtube.com/ëatch?v=5aYZoë0PBHë&feature=youtu.be