Kosovo's foreign minister and former premier Hashim Thaci speaks during an interview with AFP in Pristina on February 3, 2016. Thaci told AFP he received a death threat purportedly from the leader of the Islamic State organisation over his opposition to the extremist group. / AFP / ARMEND NIMANI

“Rënia e tyre u bë motiv shtesë për brezat që kishin ideal çlirimin e Kosovës”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në 35-vjetorin e rënies së dy veprimtarëve të shquar të lëvizjes kombëtare, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, ka përkujtuar heronjtë që dhanë jetën për liri. Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se janari hyri si muaj i heroizmit dhe lavdisë, në saje të sakrificës së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.

“Në historinë e re të Kosovës, janari hyri si muaj i heroizmit dhe lavdisë, në saje të sakrificës së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, më 17 janar 1982. Ndërkaq, sot e 35 vjet më parë, në një qëndresë heroike përballë aparatit policor serb e jugosllav, ranë trimërisht dy veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Rënia e tyre u bë motiv shtesë për brezat që kishin ideal çlirimin e Kosovës. Lavdi heronjve të Janarit!”, ka shkruar Thaçi.

Ndërmjet 11 e 12 janarit të vitit 1984, Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe, në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Loading...