Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

Ai e ka cilësuar inkurajues faktin se si në Uashington të gjithë “flasin me një zë për Kosovën, pa marrë parasysh për cilin institucion apo tabor politik bëhet fjalë”.

“Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e SHBA-së për zhvillimin e vendit tonë dhe ndajmë së bashku të njëjtat vlera e synime”, ka thënë Thaçi në një postim në Facebook, transmeton REL.

Lutjet e Mëngjesit organizohen çdo vit në SHBA, dhe në to marrin pjesë zyrtarë të lartë amerikanë dhe mysafirë të huaj.

Përveç presidentit Thaçi, në këtë organizim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të tjerë nga Kosova.