Futsalit në Maqedoni i është shtuar edhe një klub. Bëhet fjalë për Futsal Club Arben Bajrami nga Çairi. Iniciatorë të këtij projekti janë z.Shaban Asani, z.Eroll Dalip dhe z.Bejazit Brahimi. Qëllimi i themelimit të këtij klubi është ngritja profesionale e të rinjve në këtë sport.

“Të nderuar qytetar të Shkupit ju njoftojmë se prej datës 20.01.2019 zyrtarisht u bë hapja e klubit të ri të futsallit “Futsal Club Arben Bajrami “.

Formimi i klubit u bë që t’u jepet më shumë hapësirë të rinjve nga Shkupi, por edhe më gjerë, që t’i tregojnë aftësitë e tyre dhe të argëtohen me lojën e futsallit.

Futsal Club Arben Bajrami është projekt sportiv, por edhe edukativ, ku të rinjtë do të kenë mundësi që të ngritën profesionalisht në lojën e futsallit dhe të merren me sport që t’a konvertojnë energjinë pozitive në sport duke u angazhuar në gjëra të vlefshme .

 

Klubi i futsallit Arben Bajrami do të garojë duke filluar prej ligës se dytë me shpresë së në ardhmëri të afërt të preken majat e futsallit vendor por edhe më gjërë.

Pikënisja dhe piksynimi i klubit do të jetë në mbledhjen e talentëve dhe ngritjen në elitën e futsallit, më vonë edhe daljen në garat evropiane. Iniciatorët e këtij projekti janë z.Shaban Asani, z.Eroll Dalip dhe z.Bejazit Brahimi.

Futsal Club Arben Bajrami do të jetë i hapur për bashkëpunim me të gjithë sportdashësit me synim që të arrihen të gjitha synimet e përbashkëta’, thuhet në njoftimin e KFV “Arben Bajrami”.

Loading...