Sot në ambientet e FFM-së përfaqësues të kubeve të Ligë së parë kanë mbajtur mbledhje me drejtuesit e FFM-së në krye me kryetarin Muhamed Sejdini, në të cilën janë marrë vesh për formimin e Shoqatës së Ligës së parë.

“Shtëpia e futbollit” i ka dhënë përkrahje maksimale formimit të kësaj shoqate, e cila në kuadrin e takimit paralajmëroi se do të shqyrtojë heqjen e kotizimit për klubet, kurse ka dhënë mbështetje për Ligjin e donacioneve, që e kërkojnë klubet.

FFM-ja përfaqësuesve të klubeve të ligës së parë iu ka dhuruar semafor për ndërrimin e lojtarëve që bëjnë arbitrat./lajm