Syri.net sistematikisht ka botuar investigime, për një tendencë në rritje të futjes së parave ruse në ekonominë shqiptare. Përveç sektorit të karburanteve, atij energjetik dhe në pasuritë e patundshme, financat ruse duket se së fundmi nën qeverinë Rama kanë mundur që të depërtojnë fuqishëm, edhe në sektorin bankar. Kujtojmë se më herët si pjesë e kësaj strategjie u tentua madje, edhe që të blihej Albtelekomi shqiptarë nëpërmjet homologes serbe, në të cilën qeveria ruse është aksionere.

Por le të ndalemi në një zhvillim të fundit, nisur edhe nga një raport që ka publikuar ditët e fundit CNN, referuar Thesarit të Shtetit. Bëhet fjalë për dekonspirimin e të ashtuquajturës, “Lista Putin”, e cila përmban emrat e oligarkëve dhe politikanëve që janë në shërbim direkt të presidentit rus. Mes tyre, i renditur në vendin 71, bie në sy edhe miliarderi Megdet Rahimkulov.

Sponzor

Në verën e vitit 2018 revista e specializuar ekonomike “Monitor” në një shkrim me titull banka; “Societe Generale Albania, shitet te hungarezët e OTP”, njofton se është gati ndryshimi i pronësisë për bankën e pestë më të madhe në sistemin bankar shqiptarë. Më pas ky fakt u zyrtarizua, edhe në faqen zyrtare të kësaj banke.

Image

Që në muajin mars të vitit të kaluar, mediat bullgare raportuan se Banka franceze Société Générale (SG) po tërheq biznesin e saj nga Evropa Qendrore dhe Lindore, konkretisht në Bullgari, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbi.

Pas disa muajve bisedime, më në fund francezët e SG përzgjodhën si blerës me ofertën më të madhe, OTP Bank Group, me zyra qendrore në Hungari. Grupi OTP përfshin banking, dhënie shërbimesh në fushën e sigurimeve, pasurive të paluajtshme, factoring, leasing dhe menaxhim të aseteve, fondeve të investimeve dhe pensioneve. Banka u shërben klientëve në 9 vende, Hungaria, Sllovakia, Bullgaria, Serbia, Rumania, Kroacia, Ukraina, Mali i Zi dhe Rusia.

Përpara kësaj hyrje në tregun financiar shqiptarë, OTP Bank, ka shprehur dhe më parë interes për Shqipërinë, kur konkurroi që të blinte Bankën e Kursimeve në fund të vitit 2003, që pas një gare të ashpër u mor në momentin e fundit nga austriakët e Raiffeisen.

Në Shqipëri, Societe Generale Albania kishte një total aktivesh prej 81.4 miliardë lekësh në fund të vtit 2017, ose 5.6% e totalit të aktiveve në sistem, sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave. Banka ka 8.5% të stokut të kredive dhe 6.2% të depozitave.

Por kush qëndron pas Grupit hungarez OPT, i cili më në fund pas 15 viteve përpjekje më në fund po futet fuqishëm në Shqipëri?

Një nga pronarët kryesorë të këtij grupi është oligarku rus, Megdet Rahimkulov, i cili është konsideruar mes 6 grupeve financiare më të fuqishëm në Rusinë e Vladimir Putin. Rahimkulov me origjinë tatare ka lindur në Rusi dhe konsiderohet njëkohëisht si njeriu më i pasur edhe në Hungari, ku ka selinë qendrore OPT Bank.

Ai ka qenë drejtues ekzekutiv i Gazprom i caktuar direkt nga Putin dhe gjithashtu ish-drejtues i Panrusgaz dhe Bankës Përgjithshëm Értékforgalmi, në të cilat mendoet se ka aksione të mëdha, edhe vetë Vladimir Putin.

Lista “Putin”

Më datë 30 Dhjetor të vitit të kaluar CNN publikoi të shtuquajtur “Lista e Putinit” , e cila përmban emrat e 210 rusëve të shquar me lidhje të ngushta me Kremlinin dhe personalisht presidentin Vladimir Putin. Kjo listë është nxjerr nga Departamenti i Thesarit i SHBA. SHBA e ka publikuar këtë listë me 96 emra oligarkësh dhe 114 figurave politike ruse, si pjesë e luftës kundër planeve të Putin për të ndërhyrë nëpër demokracitë në botë.

Image

Në listën e këtyre oligarkëve të Putin është edhe miliarderi Megdet Rahimkulov, i cili tashmë bëhet pjesë e sistemit bankaro-financiar në Shqipëri.

Lista `Putin`-Oligarkët

1. Aleksandr Abramov

2. Roman Abramovich

3. Aras Agalarov

4. Farkhad Akhmedov

5. Vagit Alekperov

6. Igor Altushkin

7. Aleksey Ananyev

8. Dmitry Ananyev

9. Vasiliy Anisimov

10. Roman Avdeyev

11. Petr Aven

12. Yelena Baturina

13. Aleksey Bogachev

14. Vladimir Bogdanov

15. Leonid Boguslavskiy

16. Audrey Bokarev

17. Oleg Boyko

18. Nikolay Buynov

19. Oleg Deripaska

20. Aleksandr Dzhaparidze

21. Leonid Fedun

22. Gleb Fetisov

23. Mikhail Fridman

24. Aleksandr Frolov

25. Filaret Galchev

26. Sergey Galitskiy

27. Valentin Gapontsev

28. Sergey Gordeyev

29. Andrey Guryev

30. Yuriy Gushchin

31. Mikhail Gutseriyev

32. Sait-Salam Gutseriyev

33. Zarakb Iliyev

34. Dmitriy Kamenshchik

35. Vyacheslav Kantor

36. Sanëel Karapetyan

37. Yevgeniy Kasperskiy

38. Sergey Katsiyev

39. Suleyman Kerimov

40. Igor Kesayev

41. Danil Khachatmov

42. German Khan

43. Viktor Kharitonin

44. Aleksandr Klyachin

45. Petr Kondrashev

46. Andrey Kosogov

47. Yuriy Kovalchuk

48. Andrey Kozitsyn

49. Aleksey Kuzmichev

50. Lev Kvetnoy

51. Vladimir Lisin

52. Anatoliy Lomakin

53. Ziyavudin Magornedov

54. Igor Makarov

55. Iskander Makhmudov

56. Aleksandr Mamut

57. Andrey Melnichenko

58. Leonid Mikhelson

59. Yuriy Milner

60. Boris Mints

61. Andrey Molchanov

62. Aleksey Mordashov

63. Vadim Moshkovich

64. Aleksandr Nesis

65. God Nisanov

66. Aleksandr Ponomarenko

67. Sergcy Popov

68. Vladimir Potanin

69. Mikhail Prokhorov

70. Dmitriy Pumpyanskiy

71. Megdet Rakhimkulov

72. Andrey Rappoport

73. Viktor Rashnikov

74. Arkadiy Rotenberg

75. Boris Rotenberg

76. Dmitriy Rybolovlev

77. Ayrat Shaymiyev

78. Radik Shaymiyev

79. Kirill Shamalov

80. Yuriy Sheller

81. Albert Shigabutdinov

82. Mikhail Shishkhanov

83. Leonid Simanovskiy

84. Audrey Skoch

85. Aleksandr Skorobogatko

86. Rustem Sulteyev

87. Aleksandr Svetakov

88. Gennadiy Timchenko

89. Oleg Tinkov

90. Roman Trotsenko

91. Alisher Usmanov

92. Viktor Vekselberg

93. Arkadiy Volozh

94. Vadim Yakunin

95. Vladimir Yevtushenkov

96. Gavril Yushvayev