Gjashtë nga të akuzuarit janë denuar me burgim në lëndën “Titanik 2” për parregullsi zgjedhore në vitin 2013.

Sasho Mijallkov është dënuar me 3 vjet burg, ndërsa Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi me 3,2 vjet burg. Dënimi më i madh i është shqiptuar Bedredin Ibraimit me 4,5 vjet burg, i cili ishte anëtar i KSHZ-së nga rradhat e PDHS-së në kohën e zgjedhjeve lokale të vitit 2013.

Me 3 vjet burg janë dënuar edhe anëtarët e KSHZ-së të VMRO-DPMNE-së Vlatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Aneta Stefanovska.

Prokurorja Fatime Fetai ka kërkuar paraburgim për Sasho Mijallkovin, Menduh Thaçin dhe Bedredin Ibraimin, për shkak të dyshimeve për arratisje, ndërsa për të dënuarit e tjerë ka kërkuar masë shtesë sigurie.

I vetmi që nuk ka qenë prezent në leximin e aktvendimit ishte Menduh Thaçi.