Një bisedë e përgjuar ndërmjet kreut të PDSH-së Menduh Thaçi dhe ish-anëtarit të KSHZ-së nga kjo parti, Bedredin Ibraimit u dëgjua sot në seancën e rastit Titanik 3, gjatë prezantimit të dëshmive materiale. Sipas kërkesës së PSP-së u prezantuan edhe dëshmitë e shkatërrimit e procesverbaleve të 13 vendvotimeve në Çair gjatë rrethit të dytë të Zgjedhjeve Lokale të vitit 2013. Në këtë lëndë, për parregullsi të procesit zgjedhor akuzohen Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Në seancën e radhës të caktuar më 17 prill, do të thirren 15 dëshmitarë të japin dëshmitë e tyre për këtë rast. Në mesin e tyre është edhe dëshmitarja Resmije Bislimovska, e cila ishte shkaku i anulimit të disa seancave të mëparshme, në pa mundësi të autoriteteve për ta lokalizuar adresën e saj në Gjermani.