Kjo fotografi daton nga koha e ish Jugosllavisë, por edhe sot e kësaj dite me të madhe po shpërndahet nëpër rrjetet sociale nga komunistët dhe jugo-nostalgjikët maqedonas, si dhe nga disa shqiptarë, boshnjakë e torbeshë që kanë nostalgji për kohën e komunizmit, transmeton Gazeta Lajm. Në fotografi është “marshali” i Jugosllavisë, Josip Broz Tito dhe presidenti i parë i Maqedonisë së pavarur, Kiro Gligorov, në kohën kur ka qenë ministër në qeverinë e Jugosllavisë.