Sapo ka mbyllur siparin e sezionit të parë të një prej formateve më të komentuara televizive të vitit 2018.
Por duket se pas “Hell’s Kitchen”, masterchefi i dashur për shqiptarët Renato Mekolli nuk do të ndalet me kaq.

Ende pa përfunduar finalja e programit, Renato bëri të ditur se do të ishte sërish pjesë e ekranit me një format të ri televiziv, por tërësisht i ndryshëm nga “kuzhina e djallit”.

Këtë herë ai do të vijë me një program për fëmijë detajet e të cilit nuk i ka bërë të ditura….madje as në cilin televizion do ta transmetojë.

Ndonëse mendohet do të jetë sërish pjesë e Top Channel, Gazeta Express publikon disa foto ku Mekolli është fotografuar në ambientet e Tv Klan.

Nuk dihen cilat kanë qenë arsyet që masterchefi është parë në këtë televizion, ndërkohë jemi në pritje të detajeve të reja nga vet Mekolli,sa i përket jetës së tij profesionale./Gazeta Express/