Policia italiane ka bërë të mundur zbulimin e një veprimtarie të paligjshme të një shqiptari i cili vuante dënimin “arrest shtëpie”.

Miqtë e shqiptarit i kishin bërë një surprizë me anë të një torte të dekoruar me 500 euroshe dhe viza kokaine.

“Edhe 100 Biphe” shkruhej në tortë.

Por kjo ka bërë policinë italiane që të dyshojë dhe ka përgjuar miqtë e shqiptarit deri kur shkuan në shtëpinë e mikut të tyre që ndodhej në arrest shtëpie.

Agjentet zbuluan se në kundërshtim me dispozitat që kishin të bënin me arrestin shtëpiak, ishte në praninë e njerëzve jashtë familjes, fakt për të cilin janë vënë në dijeni institucionet përkatëse. /albeu.com/