Celta Vigo nuk po kalon një periudhë të mirë në La Liga, duke u renditur pranë zonës së ftohtë, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sulmuesin Maxi Gomez. 22-vjecari nga Uruguai është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar në merkato, ku pas Barcelonës, janë anglezët e Tottenham që kërkojnë shërbimet e tij. Pochettino shikon te Gomez njeriun ideal për të zëvëndësuar Harry Kane, të cilin këtë sezon e kanë shqetësuar problemet fizike. Për momentin nuk kanë nisur negociatat mes klubeve, ndërkohë që në verë Tottenham mund të nisë një ofensivë për Gomez, i cili këtë sezon ka shënuar 9 gola në 22 takime në La Liga.