Në mesin e viktimave dyshohet se janë fëmijë të akademisë së klubit brazilian.

Skuadra e njohur e futbollit brazilian, Flamengo është goditur këtë të premte nga një tragjedi e rëndë, e cila iu mori jetën 10 personave, ndërsa 3 të tjerë mes të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Flakët përfshinë një kompleks sportiv të klubit në zonën e Vargem Grande, duke shkatërruar thuajse gjithçka.

Qendra sportive e Flamengos është në perëndim të Rio de Janeiros dhe, sipas Departamentit të Zjarrfikëses së qytetit, thirrja për ndihmë erdhi në mëngjes, por flakët u vunë nën kontroll vetëm pas dy orësh.

Viktimat nga tragjedia në Brazil ende nuk janë identifikuar, por policia flet për djem të skuadrave të të rinjve, futbollistë deri në moshën 17 vjeç.
Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në kompleksin futbollistik.

Loading...