Bilanc tragjik nga shpërthimi i fuqishëm  që tronditi Parisin mëngjesin e kësaj të shtune në katin e parë të një pallati.

Të paktën katër persona kanë humbur jetën,  36 të tjerë kanë mbetur të plagosur, prej tyre 12 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ministri i Brendshëm njoftoi se dy prej viktimave janë zjarrfikës.

Shpërthimi ndodhi në Rue de Trevise, duke shkaktuar panik në zonë.

Banorët e ndërtesës dolën të tmerruar në rrugë duke iu trembur një sulmi të mundshëm  terrorist.

Sipas hetimeve të para  shkaqet e zjarrit janë rrjedhja e gazit në një furrë buke e cila nuk ishte hapur në kohën e shpërthimit.

Makinat u shkatërruan ndërsa banesat përreth u dëmtuan nga eksplozioni.

Në vendngjarje shkuan kryeministri Eduar Filip dhe kryetari I bashkisë së parisit. Ndërkohë, mbi 200 zjarrfikës dhe 2 helikopterë  morën pjesë në operacion.