Korabi dhe Struga Trim Lum do të takohen të dielën në stadiumin e qytetit në Dibër me fillim prej orës 14:30 minuta, në derbin e javës së 16-të të LDFM-perëndim.

Trajneri i futbollistëve të Korabit, Mensur Nexhipi dhe ai i Struga Trim Lum, Jeton Beqiri, kanë deklaruar se në Dibër i pret një ndeshje e vështirë. Nexhipi shton se për të me rëndësi është të mos humbin, kurse Beqiri uron që ndeshja të jetë fer dhe korrekte e në fund të fitoj më i miri. Të dy trajnerët përballen me mungesa të rëndësishme në formacionet e tyre.

“Ndeshje shumë e zorshme, pasi do të kemi për kundërshtarë liderin e ligës dhe skuadrën që për objektiv ka kualifikimin në ligën e parë, Struga Trim Lu, por edhe ne kemi objektivin tonë. Shpresojmë të vazhdojmë me rezultate pozitive, pra nga kjo ndeshhe të dalim pa humbje”, deklaron trajneri i dibranëve Mensur Nexhipi, për gazetën “Lajm”.

“Dua të potencojë se kemi mungesa të rëndësishme në formacion. Jemi pa Celeskin dhe Lleshin, kurse në dyshim është edhe Lekovski. Ftojë ‘Sokolat’ që të na mbështesin në këtë ndeshje derbi”, theksoi ai.

 

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi të dyja skuadrat e dëshirojnë fitoren. Them se do të jetë ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet. Shpresoj në lojë fer dhe korrekte, ku në fund le të fitojë më i miri. Synimi ynë është liga e parë dhe për këtë arsye ne në cdo ndeshje shkojmë për rezultat pozitiv”, deklaroi trajneri struganëve Jeton Beqiri,  për gazetën “Lajm”.

“Jemi pa Lenën dhe Kocovskin, të cilët kanë kartonë të verdhë dhe do të mungojnë në këtë ndeshje të rëndësishme”, tregon Beqiri

Struga Trim Lum është në vendin e parë me 29 pikë, kurse Korabi i katërti me 21 pikë.

Ndeshjet, java e 16-të
(e diel, ora 14:30)

Vëllazërimi-Genc Kalemler
Skopje-Goblen
Korabi-Struga Trim Lum
Llabunishta-Teteks
Gostivari-Pelister

Renditja:Struga Trim Lum 29, Llabunishta 28, Skopje 22, Korabi 21, Vëllazërimi 21, Pelister 21, Gostivari 19, Genc Kalemler 17, Goblen 14, Teteks 12 pikë.