Të dielën do të jetë një festë futbolli në Kosovë. Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas do të luhet një prej derbive më të mëdhenj për titull kampioni në Ipko Superligën e Kosovës në futboll, mes liderit Feronikeli dhe Llapit nga Podujeva. Drenasit kanë 42 pikë, kurse llapjanët 38 pikë, pas javës së 18-të. Të dyja skuadrat e kanë nisur sezonin me fitore. Feronikeli mposhti Lirinë në Prizren me rezultat 0-2, kurse Llapi fitoi KEK-in 0-3.

Kjo ndeshje pritet me interesim të veçant, për shkak edhe të dy trajnerëve nga Maqedonia, Zekirja Ramadani (Feronikeli) dhe Xhengis Rexhepi (Llapi). Të dy trajnerët e mirënjohur flasin para kësaj super ndeshje.

ÇFARË RAPORTESH KENI MES VETE?
RAMADANI:Kam raporte shumë të mira me Xhengisin, sikur me të gjithë trajnerët e Superligës së Kosovës.
REXHEPI:Kemi marëdhënie të mira kolegiale. Njihemi një kohë të gjatë.

A JU KA NDODHUR TË DARKONI DIKU NË KOSOVË?
RAMADANI:Jo nuk kemi pasur kohë për të darkuar, por jemi takuar në një emission në Kosovë. Një ditë patjetër do të darkojmë.

REXHEPI:Jo ende s’jemi takuar, për shkak të kohës dhe obligimeve që i kemi. Vlen të përmendet se kemi pasur një takim në njërën nga studiot e televizioneve kosovare, konkretisht në TV21.

ÇFARË I DËSHIRONI NJËRI-TJETRIT?
RAMADANI:I dëshiroj të ketë shëndet dhe fitore pas ndeshjes kundër nesh (qeshet). Shëndet dhe punë të mbarë.

REXHEPI:I dëshiroj së pari shëndet të mirë dhe suksese të mëtutjeshme në karrierë.

A JENI PËRBALLUR NDONJËHERË MES VETE?
RAMADANI: E di që jemi përballur në një ndeshje në Maqedoni, por për mua nuk do të thotë ajo asgjë. Jemi në një kampionat tjetër me klube të tjera dhe me objektiva të tjera.

REXHEPI:Po jemi përballur në Maqedoni, më shumë se tre katër herë.

CILA ËSHTË PIKA E DOBËT DHE E FORTË E JUAJ?
RAMADANI: Pikat e dobëta dhe të forta do t’i mbajmë për vete, nuk do t’i bëjmë publike.

REXHEPI:Të punosh jashtë Maqedonisë kuptohet se ke vlera. Nuk është e lehtë dhe rastësisht të punojmë të dy në ekipe që janë në kreun e tabelës.
SI E VLERËSONI TAKIMIN?
RAMADANI:Takimi veç më është vlerësuar si derbi.

REXHEPI:Na pret një ndeshje e vështirë. Luajmë me liderin aktual të Superligës, një ekip që ka cilësi brenda vetit. Ne jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe besoj se do të jetë një ndeshje e mirë. Dhe, më i miri le të fitojë ndeshjen. Besoj që do të na përcjell një kampionat shumë interesant dhe me shume rivalitet deri në fund.

CILAT JANË SYNIMET NË KËTË NDESHJE?
RAMADANI: Padyshim që objektivi i ndeshjes është fitorja për të qenë akoma në vendin e parë, por do të jetë e vështirë.

REXHEPI:Synimet tona janë të bëjmë paraqitje të mirë, të jemi të disiplinuar në të gjitha aspektet, dhe si rrjedhojë e kësaj do të vijë edhe rezultati.
KJO PËRBLLJE A MUND TË VENDOS PËR TITULLIN?

RAMADANI: Kjo përballje nuk vendos aspak për titullin.

REXHEPI:Nuk është kjo ndeshje që do të përcaktojë kampionatin, pasi ka edhe shumë ndeshje dhe shume pikë në dispozicion. Ne do të mundohemi që të jemi konkurrent për vete, kreun e tabelës, për shkak se kemi cilësi brenda skuadrës. Besoj që do të na përcjell një kampionat shumë interesant dhe me shumë rivalitet deri në fund.

CILI FUTBOLLISTË I JUAJ MUND TA PËRCAKTOJË NDESHJEN?
RAMADANI: Kam shumë futbollistë që mund të vendosin takimin, asnjë s’e kisha veçuar.

REXHEPI: Grupi ynë është i përbërë prej shumë individëve kualitativ, dhe loja do të përcaktohet në frymën kolektive.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR, SIPAS JUSH?
RAMADANI:Rezultatin nuk e parashikojë asnjëherë.
REXHEPI: KF Llapi në çdo ndeshje shkon për të fituar, pra edhe në këtë ndeshje duam t’i fitojmë pikët e plota. Megjithatë, çka do të sjell derbi brenda tij është diçka tjetër.